Ambasada e Britanisë së Madhe kërkon nga VV dhe LDK formim të shpejtë të qeverisë

Ambasada e Britanisë së Madhe kërkon nga VV dhe LDK formim të shpejtë të qeverisë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë kanë dalë në përkrahje të thirrjes së Përfaqësueses së BE-së, Natalya Apostolova, për krijimin sa më të shpejtë të qeverisë së re me qëllim të vazhdimit të reformave në ekonomi, drejtësi dhe vazhdim të dialogut me Serbinë.

“Ne mbështesim deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE’së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE’së në Kosovë”, thuhet në një reagim të Ambasadës britanike.