Ambasada e Francës kërkon që KQZ të punojë pa ndërhyrje

Ambasada e Francës kërkon që KQZ të punojë pa ndërhyrje

Ambasada e Francës në Kosovë, ka reaguar pas deklaratave të kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, që “ndjehet e kërcënuar nga deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Sipas ambasadës së Kosovës në Francë organet gjyqësore duhet të kryejnë punën tyre pa ndërhyrje, njofton Insajderi.

“Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”.

Në deklaratën e tyre  në Twitter, theksohet se procedurat parazgjedhore për certifikim përcaktohen me ligj.

“Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese”, thuhet në reagim.

“Ne presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare”. /Insajderi.com