Ambasada e Kosovës në Paris në gatishmëri pas ngjarjes në Montbrison

Ambasada e Kosovës në Paris në gatishmëri pas ngjarjes në Montbrison

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmit se dy fëmijë kosovarë në Francë kanë humbur jetën.

Ai tha se me dhimbje të thellë e mori lajmin, ndërsa theksoi se misioni diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjen në këto momente të vështira.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, tha Pacolli.