Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpret projekt Kodin Civil të Kosovës

Ambasada e ShBA-ve përkrah projekt Kodin Civil të Kosovës. E konsiderojnë hap të duhur për vendin.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mirëpret projekt Kodin Civil të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë ka mirëpritur sot prezantimin e Projekt Kodit Civil të Kosovës, duke thënë se ai paraqet një hap në drejtimin e duhur për të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë, Insajderi.

Projekt Kodi Civil është hartuar nga Ministria e Drejtësisë në konsultim me akterët vendorë të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile.

Në njoftimin e saj Ambasada amerikane e konsideron procedimin e projekt kodit civil në Kuvendin e Kosovës si një hap të duhur.

“Ne, gjithashtu, përgëzojmë planet e Ministrisë së Drejtësisë për të hapur një debat mbi një ligj të bashkimit civil të të njëjtës gjini, të ngjashëm me të tjerët në rajon”.

Projekt Kodi synon rregullimin dhe harmonizimin e dispozitave ligjore të së drejtës civile si Ligjit të Marrëdhënieve të Detyrimeve, Ligjit të Pronësisë dhe të drejtave tjera sendore, Ligjit të Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë.

Finalizimi i këtij dokumenti është rezultat i një pune të gjatë të Ministrisë së Drejtësisë, i mbështetur nga projekti i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë ‘’Mbështetje Kodit Civil – Faza 2’’. /Insajderi.com