Ambasada e Suedisë në Kosovë apelon për kujdes nga mashtrimet për viza

Ambasada e Suedisë në Kosovë apelon për kujdes nga mashtrimet për viza

Ambasada e Suedisë në Kosovë ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes nga mashtrimet në lidhje me vizat për leje pune dhe qëndrimi në Suedi.

Kjo ambasadë ka deklaruar se ka informacione për mashtrime nga disa individë dhe agjenci të cilët pretendojnë që mund të “lehtësojnë” çështjen e vizave për në Suedi.

“Ambasada ka marrë informacione që aplikantë për viza janë kontaktuar nga ana e individëve/agjencie të cilët pohojnë që mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje për punë për në Suedi. Kjo nuk është e vërtetë dhe aplikantët mund të rrezikojnë të humbin të holla nëse vendosin që të bashkëpunojnë me këto individë/agjenci”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ambsada sudeze në vazhdim tha se “Aplikacionet për vizë shengen shqyrtohen dhe vendosen nga ana e Ambasadës së Suedisë në Shkup, dhe asnjë tjetër institucion”. /Insajderi.com

Njoftimi i plotë

Paralajmërime për mashtrime të mundshme
Informacione në lidhje me dyshime për mashtrime për shengen viza, leje pune dhe leje qëndrimi.
Ambasada ka marrë informacione që aplikantë për viza janë kontaktuar nga ana e individëve/agjencie të cilët pohojnë që mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje për punë për në Suedi. Kjo nuk është e vërtetë dhe aplikantët mund të rrezikojnë të humbin të holla nëse vendosin që të bashkëpunojnë me këto individë/agjenci.
Fakte të rëndësishme: Aplikacionet për vizë shengen shqyrtohen dhe vendosen nga ana e Ambasadës së Suedisë në Shkup, dhe asnjë tjetër institucion. Gjithashtu, aplikacionet për leje qëndrimi shqyrtohen vetëm nga ana e Agjencisë së Migracionit të Suedisë.
Ambasada e Suedisë në Shkup bashkëpunon me kompaninë ndërlidhëse VFS Global në Prishtinë, Kosovë, me adresë rr. Rrustem Statovci nr. 36 në Prishtinë, për pranimin e shengen aplikacioneve. Ambasada e Suedisë nuk bashkëpunon me shitës ose zyra të cilat nuk janë në kuadër të kompanisë VFS Global.
Asnjë shitës nuk mund të ndikojë mbi periudhën e shqyrtimit dhe rezultatin e vendimit.
Ju lusim të vizitoni lidhjet më poshtë për më tepër informacione në lidhje me procedurat e aplikimit për viza shengen dhe leje qëndrim: