Ambasada e Britanisë së Madhe nuk e ka bllokuar komunikimin me Thaçin

Ambasada e Britanisë së Madhe ka raportuar se nuk ka bllokuar komunikimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ambasada e Britanisë së Madhe nuk e ka bllokuar komunikimin me Thaçin

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka deklaruar se  vazhdojnë të kenë komunikim normal me të gjithë liderët e Kosovës.

“Ambasada Britanike vazhdon që të ketë komunikim me të gjithë liderët politik e institucional në Kosovë. Kjo është diçka normale dhe esenciale për punën diplomatike të Ambasadës”, thuhet në reagim.

Ky reagim i Ambasadës së Britanisë së Madhe vjen pasi është raportuar në media se Britania e Madhe ka bllokuar kontaktin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Në deklaratë thuhet se Ambasada nuk ka bllokuar komunikimin me asnjë liderë në Kosovë, në këtë rast as me presidentin e vendit, Thaçin./Insajderi.com/