Ambasada gjermane në Kosovë ndërton zyra nga kontejnerët

Ambasada gjermane në Kosovë ndërton zyra nga kontejnerët

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka kthyer kontejnerët e përdorur në kamionë, në zyra shtesë për nevoja të ambasadës.

Ambasada gjermane kontraktoi kompaninë kosovare “Ferizi Architects” për të zbatuar planin e ndërtimit të zyrave nga kontejnerët. Zyrat janë ndërtuar duke vënë në shërbim tetë kontejnerë të përdorur më parë për kamionë.

Kontejnerët kanë forma të thjeshta gjeometrike. Ato janë tetëkëndëshe në formë të kutisë, shkruan Insajderi.

Kontejnerët përdoren prej shumë vitesh si mjet i standardizuar si transportit në të gjithë botën, qoftë me anije, me kamionë apo me tren.

Megjithatë, kohëve të fundit, kontejnerët janë kthyer në një mjet të përdorshëm edhe në arkitekturën moderne. /Insajderi.com

cna

na

k1

k

kon