Ambasadat Evropiane në shënjestër të hakerëve Rusë

Ambasadat Evropiane në shënjestër të hakerëve Rusë

Sipas Check Point hakerët duken shumë të sofistikuar dhe me kujdes të lartë kanë planifikuar sulmet duke përdorur dokumente në interesat e viktimave dhe shënjestruar zyrtarë të caktuar.

Hakerët Rusë kanë vënë në shënjestër një numër ambasadash në Evropë duke dërguar maluerë përmes e-mailit dhe maskuar si zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit sipas një raporti nga Check Point Research.

Hakerët kanë vënë në shënjestër ambasadat Evropiane të Nepalit, Kenia, Guajanës, Italisë, Liberisë, Bermudës dhe Libanit. Zakonisht dërgonin dokumente Microsoft Excel në e-maile me maluer dhe dukeshin sikur vinin nga Departamenti Amerikan.

Sapo hapeshin hakerët merrnin kontroll të plotë mbi kompjuterët e infektuar duke përdorur softuerin TeamViewer.

Sipas Check Point hakerët duken shumë të sofistikuar dhe me kujdes të lartë kanë planifikuar sulmet duke përdorur dokumente në interesat e viktimave dhe shënjestruar zyrtarë të caktuar.

Firma e sigurisë thotë se në shënjestër kanë qenë edhe dika Rusë ndërsa besohet se pas sulmeve janë gjithashtu hakerë Rusë. Check Point hedh poshtë mundësinë që sulmi të ketë ardhur nga hakerë shtetëror të sponsorizuar.

“Mbetet e vështirë për tu përcaktuar nëse motivet pas këtij sulmi janë gjeopolitike thjeshtë duke shikuar cilat vende janë shënjestruar. Viktimat nuk vinin nga rajone specifike por nga vende të ndryshme të botës,” shkruan Check Point.

Firma thotë se në disa sulme hakerët ishin treguar më të pakujdesshëm duke lënë gjurmë pas që u përkisnin atyre si historiku i shfletimit dhe informacionet personale.