Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Zonën e veçantë të Deçanit, kanë kërkesë për Qeverinë

Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Zonën e veçantë të Deçanit, kanë kërkesë për Qeverinë

Ambasadorët e Shteteve të Bahskuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë dalur me një deklaratë të përbashkët lidhur me situatën e krijuar me punimet në rajonin e Deçanit, njofton Insajderi.

Të njëjtit bashkë me përfaqësues të Bashkimit Evropian, KFOR-it dhe OSBE-së, kanë vizituar sot rajonin e Deçanit për gjetje të fakteve.

Këta ambasadorë bëjnë thirrje drejt Qeverisë së Kosovës që të zgjidhë në mënyrë të shpejtë çështjen e punëve në rrugë në përputhje me ligjet e vitit 2008 për Zonat e Veçanta të Mbrojtura.

”Ata u takuan veçmas me kryetarin Bashkim Ramosaj dhe At Sava Janjic të Manastirit të Deçanit. Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i përmbahen rreptësisht ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat e veçanta të Mbrojtura, dhe të adresojnë çdo shqetësim të mbetur brenda kornizës së Këshillit Monitorues të Implementimit (KPM), përpara se të ndërmarrin ndonjë veprim”, thuhet në njoftim.

“Për më tepër, ne nxisim autoritetet e Kosovës që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 19 majit 2016 për çështjen e mosmarrëveshjes së tokës në Deçan.

Në fund, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të zgjidhë në mënyrë të shpejtë çështjen e punëve në rrugë në përputhje me ligjet e përmendura më lart”, përfundon njoftimi I ambasadorëve të QUINT-it. /Insajderi.com