Ambasadori Abbott: Ata që e rrahën djalin e Rashiqit të dalin para drejtësisë

Ambasadori Abbott: Ata që e rrahën djalin e Rashiqit të dalin para drejtësisë

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott e ka dënuar sulmin fizik ndaj djalit të Nenad Rashiqit, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se dhuna e tillë është e papranueshme. Abott ka kërkuar që fajtorët të dalin para drejtësisë.

“Dhuna e tillë qoftë fizike apo verbale, është e papranueshme ndaj askujt, por është veçanërisht tronditëse ndaj një personi të ri. Unë kërkoj që Policia e Kosovës të hetojë shpejt këtë incident dhe të gjejë ata që nxitën dhe morën pjesë në këtë incident”, ka shkruar ai./Insajderi.com