Ambasadori amerikan në Britani akuzon Kinën për koronavirus

Woody Johnson, ambasadori amerikan në Mbretërinë e Bashkuar, ka akuzuar Kinën për përfshirje në “propagandë të ashpër dhe të rrezikshme” për koronavirusin, duke thënë se bota mund të ishte kursyer nga ndikimi i plotë nëse zyrtarët kinezë nuk do t’i mbulonin faktet.

Ambasadori amerikan në Britani akuzon Kinën për koronavirus

Në një pjesë opinioni të botuar në gazetën britanike The Times, Johnson thotë se Kina dështoi në detyrimin e saj ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të shpërndarë informacione rreth shpërthimit në mënyrë transparente.

“Së pari (Kina) u përpoq të shtypë lajmin. Pastaj, ajo ka punuar për të mbrojtur popullsinë e vet duke shpërndarë në mënyrë selektive informacion kritik, të tilla si të dhëna për sekuencat gjenetike “shkroi Johnson.

“Sikur Kina të kishte bërë gjërat e duhura në kohën e duhur, më shumë nga popullsia e saj dhe pjesa tjetër e botës, mund të ishte kursyer ndikimi më serioz i kësaj sëmundje.

Ai shtoi se kur kriza zvogëlohet, do të duhet të bëhet një vlerësim i kostove të “prishjes së bashkëpunimit ndërkombëtar” dhe veprimeve të Kinës herët.