Ambasadori amerikan në Britani i emocionuar me atë që bënë të dielën kosovarët

Ambasadori amerikan në Britani i emocionuar me atë që bënë të dielën kosovarët

Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Britani të Madhe është mbërthyer nga atmosfera në Prishtinë të dielën kur kombëtarja angleze erdhi për t’u përballur me Kosovën.

Diplomati amerikan në Londër, Woody Johnson, ka komentuar pritjen që kosovarët u bënë anglezëve gjatë fundjavës në Prishtinë për ndeshjen Kosovë-Angli që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“I mbërthyer me disa momente të jashtëzakonshme nga ndeshja Kosova-Angli këtë vikend. Mirënjohja e popullit të Kosovës për lirimin e vendit të tyre nga forcat e NATO-s mbetët e madhe, edhe pas 20 vjetësh. Një deklaratë e fuqishme në të mirën që mund ta bëjmë kur veprojmë së bashku”, ka shkruar Johnson në Twitter.

Kosova përmes një kampanjë i  mirëpriti tifozët dhe lojtarët e kombëtares angleze.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” u duartrokitën vazhdimisht lojtarët, ndaj të cilëve në Bullgari e Mal të Zi ishin bërë thirrje raciste.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate tha se është mahnitur nga pritja e kosovarëve dhe se nuk ka përjetuar asnëjherë një pritje të tillë.

Edhe futbollistët e Anglistë kanë falëndëruar Kosovën për mënyrën se si i priti.