
Ish Myfitu i Kosovës dhe ish Ambasadori i Kosovës ne Arabinë Saudite Rexhep Boja, me ftesë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo po merr pjesë në punimet e Konferencës së Parë Ministrore për Liritë Fetare e cila është organizuar nga Departamenti Amerikan i shtetit.
Boja në këtë konference po përfaqëson shembullin e lirisë dhe harmonisë fetare në Kosovë duke iu bashkangjitur kësaj nisme të rëndësishme e Presidentit Trump për të promovuar liritë fetare.