Ambasadori britanik Nicholas Abbott viziton fabrikën Birra Peja

Ambasadori britanik Nicholas Abbott viziton fabrikën Birra Peja

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, gjatë një vizitë në qytetin e Pejës, ka vizituar edhe fabrikën e Birra Peja.

Ambasadorin e ka mirëpritur Drejtori Gjeneral i Birra Peja, Ernest Jusufi, i cili e ka njoftuar me sukseset e brendit dhe me procesin e prodhimit të birrës.

Ambasadori Abbott e ka ndjekur nga afër punën që bëhet në fabrikë dhe ka shijuar një birrë të freskët.

“Nëse jeni në Pejë duhet të provoni @BirrënPeja, të freskët dhe drejt nga fabrika e birrës”, ka shkruar Ambasadori Abbott, në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ambasadori gjatë vizitës në Pejë ka vizituar komunën, qendrën e turizmit dhe Patriarkanën e Pejës.

Birra Peja është birra më e popullarizuar në Kosovë dhe fabrika e saj është e standardeve më të larta teknologjike.