Ambasadori i Britanisë zbulon raportet e tij me Thaçin: Është koha të merret përgjegjësia

Ambasadori i Britanisë zbulon raportet e tij me Thaçin: Është koha të merret përgjegjësia

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka folur rreth iniciativës së deputetëve për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Pos kësaj O’Connell ka treguar edhe për raportet e tij me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ka thënë se bashkëpunimi i tij me Thaçin nuk është ndalur asnjëherë duke thënë se vazhdon të shpresojë që edhe më tej do të bashkëpunojnë, duke shtuar që liderët e Kosovës duhet të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre.

“Ne kemi bashkëpunim të mirë punëtore, unë e njoh që 10 vjet apo më shumë ne kemi bashkëpunuar ngushtë gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me liderët që janë zgjedhur nga populli. S’kemi pasur mos komunikim, kemi vazhduar komunikimet me zërin e tij por nuk e kemi ndërprerë.  Unë mendojë që është koha që krerët e shtetit të marrin përgjegjësi”, ka thënë O’Connell në një intervistë për Klan Kosova.

Më tej O’Connell ka thënë se faktori ndërkombëtarë nuk ka qenë i butë me Kosovën.

“Nuk mund të them që kemi qenë të butë me Kosovën por Kosova nuk është trajtuar si shtet. Ne kemi shpëtuar Kosovën nganjëherë prej vendimeve të veta, por tash është koha që të marrin përgjegjësin për atë që po bëjnë dhe mendojë se nuk duhet që qytetarëve të ju thuhet gjëra të pavërteta për partnerët e tyre ndërkombëtar.

I pyetur nga gazetari se nëse kjo vlen për Thaçin, ai është shprehur “se kjo vlen për të gjithë”.