Ambasadori Delawie ngushëllon familjen Rexhepi

Ambasadori Delawie ngushëllon familjen Rexhepi

Ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Delawie ka shkruar se I shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të Rexhepit.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, të cilët kanë punuar në emër të Kosovës për shumë vite”, ka shkruar Delawie.

Bajram Rexhepi ishte kryeministri i parë i Kosovës, i cili ndërroi jetë sot në moshën 63-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë në një spital në Turqi. /Insajderi.com