Ambasadori gjerman ironizon me deklaratën e Brnabiqit: Shihemi në ecjen e radhës në mal

Ambasadori gjerman ironizon me deklaratën e Brnabiqit: Shihemi në ecjen e radhës në mal

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq e cila tha se shqiptarët “janë njerëz të ardhur nga mali”.

Përmes një postimi në Twitter, ambsadori Heldt ka ironizuar me këtë deklaratë të kryeministres serbe.

“Gjermanët janë adhurues të maleve. Shihemi në ecjen e radhës në mal”, ka shkruar ai.

Ambsadori po ashtu ka përdorur edhe hashtagun #literallyjustemergedfromthewoods i cili është bërë ‘trend’ nga kosovarët pas deklaratës së Brnabiq.