Ambasadori gjerman me kërkesë për VV-në dhe LDK-në

Ambasadori gjerman me kërkesë për VV-në dhe LDK-në

Christian Heldt, ambasadori i Gjermnisë në Kosovë ka dal me një kërkesë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), që sa më shpejt të formohet qeveria e re e Kosovës.

Heldt ka kërkuar që kuvendi të mblidhet sa më shpejtë.

“Në këtë rajon ekziston konkurrenca. Ku duam të jemi pas 10 ose 20 vjetësh. Këto ndoshta janë disa nga çështjet e para që duhet theksuar. Ekziston një numër i madh i sfidave premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme. Formojeni këtë qeveri sa më shpejt që është e mundur, mblidheni Parlamentin pasi ka shumë punë që duhet bërë. Arsimi është kyç, pastaj tregu i punës”, ka thënë ai.

Tutje, Heldt ka shtuar se në Kosovë ka gjëra që vërtet mund dhe duhet të trajtohen.

“Ekziston një sfidë që mund të përmbushet po që ndodhet jashtë vendit e që është keqkuptimi që ka të bëjë me imazhin. Njerëzit e kanë mendimin se Kosova është një vend i dalë nga lufta, por kjo ndryshon sapo njerëzit vijnë në Kosovë. Ka gjëra që vërtet mund të trajtohen këtu, së pari është çështja e aftësive të tregut, arsimimi, a është gjithmonë e nevojshme për të pasur një diplomë. Si mund të marrin staf të kualifikuar, këta nuk janë akademikët, por teknikët. Ka të bëjë me aftësimin e fuqisë punëtore. Pika tjetër, besueshmëria e furnizimit me energji elektrike. Një pikë tjetër si infrastruktura ligjore, juridike, investitorët u duhet të presin me vite për të marrë vendimin për të vazhduar me një projekt”, tha ai.

Kujtojmë se VV-ja dhe LDK-ja si dy partitë e para në zgjedhje, kanë një muaj kohë pas certifikimit të rezultatit që të nënshkruajnë marrëveshje dhe të formohet Qeveria e re.

Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda 30 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.