Ambasadori grek në Serbi: Pozicioni ynë për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshueshëm

Ambasadori grek në Serbi: Pozicioni ynë për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshueshëm

“Pozicioni i Greqisë për të mos njohur pavarësinë e Kosovës është i njohur dhe mbetet i pandryshuar”.

Kështu ka deklaruar ambasadori grek në Serbi, Georgios Diacofotakis, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.

Ai komentoi mbi pritjet e analistëve të politikës së jashtme, David Phillips dhe Daniel Serwer që Greqia do të ndryshojë pozicionin e saj dhe ndoshta do të njohë Kosovën.

Tri ditë më parë, ekspertët e politikave ndërkombëtare, David Phillips dhe Daniel Serwer, thanë për Televizionin Dukagjini se nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, Greqia ka gjasa të ndryshojë qëndrim./Insajderi.com