Ambasadori i Berlinit në Serbi: Viola Von Cramon nuk e përfaqëson Gjermaninë

Ambasadori i Berlinit në Serbi: Viola Von Cramon nuk e përfaqëson Gjermaninë

“Viola Von Cramon nuk e përfaqëson Berlinin zyrtar”.

Kështu ka thënë ambasadori i Gjermanisë në  Beograd, Thomas Schieb.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug, Schieb ka thënë se “qëndrimi i Gjemanisë me kancelarin e ri s’ka ndryshuar”.

Por, është pyetur për kritikat që raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën ka dhënë për Beogradin zyrtar.

“Znj.Cramon është anëtare e Parlamentit Evropian nga partia e të Gjelbërve. Ajo flet në emër të saj. Deklaratat i jep si eurodeputete dhe nuk është pjesë e qeverisë federale. Ajo është pjesë e partisë së Gjelbër por ka pozitën e vet dhe s’është pjesë e qeverisë gjermane”, ka thënë ai.

Po ashtu ka shtuar se për Gjermaninë ka shumë rëndësi “zgjerimi i Bashkimit Evropian”.

Ndërkohë, Serbia i ka hapur edhe disa kapituj të tjerë. /INSAJDERI.COM