Ambasadori i Britanisë: Do ta blej fabrikën Birra Peja, nëse Evertoni shpallet kampion

Ambasadori i Britanisë: Do ta blej fabrikën Birra Peja, nëse Evertoni shpallet kampion

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell duket se i ka të shuara shpresat që skuadra e tij e preferuar në futboll, Evertoni, të shpallet kampion i Premier Ligës këtë edicion.

I pyetur nga një qytetar i Kosovës nëse do ta qeraste atë me një birrë në rast se Evertoni do shpallet kampion këtë edicion, O’Connell është përgjigjur me shaka. Ka thënë se nëse do të ndodhte një gjë e tillë, do ta blinte tërë fabrikën e birrës Peja.

“Kur kismet Evertoni kampion edhe a po ma qet ni birrë?”, i shkroi një qytetar, Ambasadorit O’Connell, në një bashkëbisedim të tij me qytetarët në rrjetin social Facebook.

“Nëse Everton bëhet kampion sivjet, do të blej gjithë fabrikën e birra Peja”, iu përgjigj Ambasadori britanik.

O’Connell u shpreh sot pro formimit të Ushtrisë së Kosovës, teksa deklaroi se formimi i ushtrisë është e drejtë e Republikës së Kosovës. /Insajderi.com