Ambasadori i Britanisë pyetet për vendimin e Liverpoolit që nuk e mori Shaqirin në Beograd – përgjigjja është epike

Ambasadori i Britanisë pyetet për vendimin e Liverpoolit që nuk e mori Shaqirin në Beograd – përgjigjja është epike

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell  është përgjigjur në mënyrë diplomatike pyetjes së një tifozi për vendimin e Liverpoolit për të mos e marrë me vete Xherdan Shaqirin në Beograd në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së kampionëve, të cilën skuadra e Jurgen Klopp e humbi me rezultatin 2-0.

Një komentues e ka pyetur ambasadorin në Facebook, i cili ishte i hapur për pyetje, lidhur me mungesën e Shaqirit në Beograd, që bëri bujë në mediet botërore.

Ai është përgjigjur në mënyrë diplomatike: “Lojtarët e Everton nuk e kanë këtë problem”.

Jurgen Klopp vendosi ta lërë Xherdan Shaqirin jashtë listës së skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen në udhëtim në Ligën e Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës në kryeqytetin serb të martën, duke thënë se politika ka ndikuar në vendin e tij dhe jo siguria e shqiptarit.

“Duke u bazuar në rrethanat, ne kemi vendosur që të mos e ftojmë Shaqirin. Kemi dëgjuar dhe lexuar për spekulimet se çfarë pritje mund t’i bëhet Shaqirit atje, dhe përkundër faktit se nuk kemi asnjë ide se çfarë do të ndodhte, dëshirojmë të shkojmë atje dhe të fokusohemi vetëm në futbollin dhe të mos mendojmë për asgjë tjetër”, kishte thënë Klopp para ndeshjes të cilën e humbi 2-0. /Insporti.com