Ambasadori i Rusisë në Beograd tregon hapur se vendi i tij do të bllokojë hyrjen e Kosovës në çdo institucion ndërkombëtar

Ambasadori i Rusisë në Beograd tregon hapur se vendi i tij do të bllokojë hyrjen e Kosovës në çdo institucion ndërkombëtar

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko,  gjatë një takimi me ministrin serb të Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe se Moska do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Serbisë në pengimin e anëtarësimin e Kosovës jo vetëm në Interpol, por në të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Të dy kanë vlerësuar se dy vendet respektive kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e sigurisë, ka thënë ministria në një njoftim për media, raporton Koha.net.

Stefanoviqi e ka falënderuar Rusinë “për respektim parimor të integritetit territorial të vendit tonë, sikurse edhe mbështetjen e vlefshme në çështjen e pengimit të pranimit të të ashtuquajturës Kosovë në Interpol”./ Insajderi.com