Ambasadori italian: Bojkotimi i seancës gjatë kohës sa votohet Presidenti nuk i sjellë dobi askujt

Ambasadori italian: Bojkotimi i seancës gjatë kohës sa votohet Presidenti nuk i sjellë dobi askujt

Ambasadori Italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka deklaruar se bojkotimi i Kuvendit të Kosovës gjatë kohës sa votohet Presidenti nuk i sjellë dobi askujt.

Orlando është nisur për në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka shkruar në Twitter duke kërkuar përgjegjësi nga deputetët për të kaluar ky proces.

“Siç kam thënë më parë, kjo është koha që të gjitha partitë dhe deputetët të veprojnë me përgjegjësi, të vendosin interesin e vendit para gjithçkaje, duke marrë pjesë në proces. Bojkotimi nuk do t’i sjellë dobi askujt. Suksese #Kosovë!”.

Sot është paralajmëruar seanca për zgjedhjen e Presidentit. Nuk dihet nëse do të përmbushet kuorumi për konstituimi  e këtij institucioni. /Insajderi.com