Ambasadori italian: Së shpejti do të kemi zgjedhje të lira dhe të besueshme

Ambasadori italian: Së shpejti do të kemi zgjedhje të lira dhe të besueshme

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicolo Orlando, ka deklaruar  se së shpejti do të ketë zgjedhje të lira dhe të besueshme në Kosovë, njofton Insajderi.

Këtë deklaratë Orlando e ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen aktuale me pandeminë COVID si dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ai tha se Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë e Kosovës për t’i trajtuar sfidat urgjente të vendit.

“Gjykata Kushtetuese ka folur: së shpejti do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme në Kosovë. Ndërkohë, Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për t’i trajtuar sfidat më urgjente, duke filluar me COVID-19. Ky ishte mesazhi im për ministrin ArmendZemaj sot”, ka shkruar ambasadori Orlando./Insajderi.com