Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën ka diskutuar për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 14 shkurt, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Twitter, Orlando u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të promovojnë garë të ndershme.
Tutje, Orlando ka shtuar se Italia mbështet votimin e lirë, të drejtë dhe paqësor.
“Gjatë një takim me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka më informoi për përgatitjet e zgjedhjeve. Unë i konfirmova mbështetjen e Italisë për votim të lirë, të drejtë dhe paqësor. Të gjitha partitë dhe kandidatët tani thirren të promovojnë një garë të ndershëm për të gjithë Kosovën në mënyrë që të dëgjohet zëri i të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ambasadori./Insajderi.com