Ambasadori lavdëron ushtarin e UÇK-së për veprën e tij heroike në Londër

Ambasadori lavdëron ushtarin e UÇK-së për veprën e tij heroike në Londër

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, e ka lavdëruar ish-pjesëtarin i UÇK-së Dervish Gashin, për të cilin thotë se ka rrezikuar jetën e tij duke shpëtuar jetën e shumë të tjerëve gjatë një sulmi terrorist në Londër.

“Nderi më i madh i mandatit tim, që sot e takova Dervish Gashi. Ky trim i jashtëzakonshëm, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka rrezikuar jeten e tij duke shpetuar jeten e shumë të tjerëve gjatë nje sulmi terorist në Borough Market në Londër”, ka thënë ai.

“Kjo është trimeri e vërtetë. Britania, edhe unë personalisht, do të mbetemi gjithëminë mirënjohës për veprat e tij. Ai është shembul për të gjithë”, deklaroi O’Connell.