Ambasadori para Senatit e pranon që Amerika nuk e di se si do të veprojë me bisedimet nëse Albin Kurti bëhet Kryeministër

Ambasadori para Senatit e pranon që Amerika nuk e di se si do të veprojë me bisedimet nëse Albin Kurti bëhet Kryeministër

Ngërçi poltik i krijuar në Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ka zgjuar kureshtje edhe në Senatin amerikan.

Ambasadori Methiu Pallner, në një intervistë është shprehur se Kurti, pretendenti për kryeministër është i pasigurt në përgjegjësinë e ardhshme.

“Unë e kanë njohur z. Kurti për një kohë të gjatë, por si do të sillet në qeveri, se si ai do të merret me llojin e përgjegjësisë që vjen me atë lloj zyre është e paqartë dhe e pasigurt në këtë pike”, ka thënë ai.

InDoks në këtë episod do të shikojë mundësitë se cka mund të prodhojë një marrëveshje e negociuar me mendësi biznesi nga nje politikan i njohur si “Little Trump” një dialog mes dy vendeve që 20 vite më pare kanë pasur luftë të përgjakshme/InsajderiIndoks