Ambasadori rus flet për takimin Thaçi-Putin

Ambasadori rus flet për takimin Thaçi-Putin

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Çepurin, e ka cilësuar si ‘diplomaci të korridoreve’, takimin ndërmjet presidentit Thaçit dhe Vladimir Putinit.

“Po e shohim se operacioni special i Kosovës në ‘diplomacinë e korridoreve’ po vazhdon, duke kaluar nga New Yorku në Paris. Në parim, kjo nuk ka ndonjë ndikim e as që mund të ketë në qëndrimin e Rusisë”, ka thënë Çepurin në një postim në Twitter, raporton Koha.net.

Ai tha se në ceremoninë në Paris pati shumë mungesa, për ç’gjë tha se nuk gëzohen fare.

Ambasadori rus shtoi se historia është më e fuqishme sesa ceremonia.

Ky reagim i diplomatit rus vjen pas takimeve që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati në Paris me presidentin rus, Vladimir Putin, me presidentin amerikan, Donald Trump, me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e me figura tjera botërore, e po ashtu edhe pas renditjes së Thaçit në rendin e dytë, menjëherë pas liderëve më të fuqishëm botërorë, Trump, Merkel, Putin, e të tjerë, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishte i renditur përball tyre.