Ambasadorja amerikane për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: E lumtur për procesin demokratik

Ambasadorja amerikane për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: E lumtur për procesin demokratik

Ambasadorja amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kate Marie Byrnes, ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin demokratik zgjedhor në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare, njofton Insajderi.

SHBA sipas saj po e ndjek nga afër procesin zgjedhor.

“Jam e lumtur që qytetarët e këtij vendi marrin pjesë në proces demokratik. Ekipi i Ambasadës së SHBA-ve, iu bashkëngjit OSBE-së, shoqërisë civile dhe monitoruesve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve, dhe do të jem atje së bashku me ata”, shkroi në Twitter-in e saj zyrtar, ambasadorja Byrnes.

Ambasada e SHBA-ve i monitorin zgjedhjet me 41 monitorues të akredituar./Insajderi.com