Ambasadorja Çitaku flet për përplasjet mes të Tifozëve Kuq e Zi dhe të ‘Dardanëve’

Ambasadorja Çitaku flet për përplasjet mes të Tifozëve Kuq e Zi dhe të ‘Dardanëve’

Ambasadorja, Vlora Çitaku ka folur për fenomenin e përplasjes në mes të Tifozëve Kuq e Zi dhe të tifozëve “Dardanë”. Një lloj konflikti që ende nuk është shfaqur në terren, por ekziston në botën virtuale.

Sa i përket këtij fenomeni ambasadorja Çitaku është shprehur se nuk beson që ka konflikt mes dy  tifove grupeve.

 

“Nuk mendoj që ka konflikt, unë mendoj që bashkë jetojnë të dyjat shumë mirë me njëra tjetrën, ka pas momente që kombëtarja e Shqipërisë  na ka gëzu dhe na ka idhnu e njëjta vlenë edhe për djemtë tonë.  Unë mendoj që nuk kemi nevojë të promovojmë e as të debatojmë për tema të tilla, sepse me duket më shumë produkt artificial se sa diçka reale, unë i kam pa në Shqipëri shumë shokëe mijë, janë tifozë të flakët të djemve tanë në futboll, duhet të mësohemi me i dashtë të dyjat njëtjë”,  ka thënë Çitaku.

Ambasadorja kosovare në Amerikë gjithmonë  përcjellë kombëtaren e Kosovës edhe kur kanë fituar edhe kur kanë humbur. Ajo përmes rrjetve sociale shpeshherë ka thënë se i do ashtu siç janë pavarësisht rezultateve.

 

InDoks në këtë episod do të sjell një histori tjetër të një kombëtare që nisi në fusha me baltë dhe përfundoi duke u matur si ekip i barabartë me ekipet të mëdha në botë. Të barabartë në lojë madje edhe përballë ekipeve si ai Anglisë. Është një histori për njëëndërr të bërë realitet/InsajderiIndoks