fbpx

Amerika ia refuzon vizën Milorad Dodikut, pas ftesës që mori nga Trump

Ambasada Amerikane në Bosnjë dhe Herecegovinë ia ka refuzuar vizën liderit të Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, pas ftesës që mori nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, për të qenë i pranishëm në inaugurimin e tij si president.

Amerika ia refuzon vizën Milorad Dodikut, pas ftesës që mori nga Trump

Dodik, i cili aplikoi për vizë para disa ditësh pas ftesës që pranoi nga Donald Trump, si një nga liderët e botës që do të merrte pjesë në inaugurimin e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç shkruan Balkan Newsbeat, Dodik i ka thënë televizionit RTRS të Bosnjës “se atij i është refuzuar viza, nën preteksin se asnjë lider i Bosnjë dhe Hercegovinës nuk do ta reprezentonte vendin në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump”, raporton Insajderi.

Republika Srpska është një nga dy entitetet kushtetuese dhe ligjore të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ajo është shpallur si pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës në vitin 1992, por ajo është njohur si pjesë e BeH vetëm në vitin 1995, pasi që kishte përfunduar lufta ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës.

Inaugurimi i Donald Trump si president të SHBA-ve do të bëhet më 20 janar të vitit 2017, në Uashington. /Insajderi.com

dodik1