Amerika në OKB i jep përkrahje formimit të Ushtrisë

Amerika në OKB i jep përkrahje formimit të Ushtrisë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, po vazhdon diskutimi për gjendjen në Kosovë.

Ndër temat më të prekura ka qenë edhe transformimi i FSK-së në Ushtri.

Përkrahje Kosovës në këtë temë i ka dhënë zyrtarisht edhe Amerika.

Përfaqësuesi i SHBA-ve, Jonathan Cohen, tha se Amerika përkrah fuqishëm transformimin e FSK-së në Ushtri,

“Mendojmë që UNMIK-u ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA-të mbështesin edhe transparencën në transformimin e FSK-së në një Ushtri në mbrojtje të territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër”, u tha nga përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB.

Ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë.

Në fjalimin e tij, ai inkurajoi po ashtu që të gjitha vendet të përkrahin edhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol. /Insajderi.com