Amerikanët marrin çeqet ndërsa barra financiare rritet

Ndihma në para e qeverisë federale ka nisur të mbërrijë në llogaritë bankare të amerikanëve në një kohë kur problemet ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi po grumbullohen gjithnjë e më shumë. Me mbylljen e shumë fabrikave, prodhimi industrial amerikan është tkurrur gjatë muajit mars, duke regjistruar rënien më të madhe që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Amerikanët marrin çeqet ndërsa barra financiare rritet

Po kështu shitjet me pakicë kanë rënë në nivel të pashembullt, me 8.7 për qind dhe parashikimet për muajin prill janë edhe më të këqija.

Në SHBA në vendin me ekonominë më të madhe në botë këtë javë nisën pagesat njëherëshe për dhjetëra miliona njerëz, si pjesë e paketës së stimuluese prej 2.2 trilionë dollarësh që synon lehtësimin e situatës së krijuar nga koronavirusi duke i dhënë çdo amerikani në moshë madhore deri në 1.200 dollarë si dhe 500 dollarë për fëmijë.

Pagesat janë bërë dhe do të vazhdojnë të vijnë drejtpërdrejt në llogaritë bankare ose do të dërgohen në formë çeku me postë gjatë javëve të ardhshme, në varësi të mënyrës se si amerikanët kanë bërë deklarimin e të ardhurave të tyre.

Në një veprim të pashembullt çeqet që t’u shpërndahen amerikanëve do të mbajnë emrin e Presidentit Donald Trump./voa.