Amerikanët në favor të termocentralit të ri

Amerikanët në favor të termocentralit të ri

Amerikanët në favor të termocentralit të ri: raporte të CIA’s tregojnë se si Amerika përkrahë ndërtimin e tij Raporti i ri i detajuar i CIA’s Amerikane për Kosovën, spikat furnizimin e rregullt me energji elektrike si njërin ndër problemet kryesore në vend.

‘Kosova ka fuqinë punëtore më të lirën në rajon. Sidoqoftë, niveli i lartë i korrupsionit, mos-respektimi i kontratave dhe pasiguria e furnizimit me energji elektrike kanë dekurajuar investitorët e mundshëm’, thotë raporti i CIA’s për Kosovë.

‘Furnizimi i kufizuar dhe jo i besueshëm i energjisë është pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik.

Qeveria Amerikane po bashkëpunon me MZHE-në për të përfunduar projektin e termocentralit të ri me linjit, që do të përfitonte nga rezervat e mëdha të linjitit në Kosovë’, vazhdon tutje raporti.

Ndryshe, Kosova ka nënshkruar kontratë me kompaninë Amerikane – ContourGlobal, për ndërtimin e termocentralit të ri ekologjik, që vendit pritet ti sjellë pavarësi energjetike, furnizim të sigurtë me rrymë dhe mjaftueshëm rrymë për zhvillim ekonomik.

Në favor të këtij termocentrali janë shprehur zyrtarë të lartë të SHBA-ve. ‘Termocentrali 1.4 miliardësh, ‘revolucion’ për ekonominë e Kosovës’, kishte deklaruar Kosnett para ardhjes në Kosovë.

Përvec Kosnett, edhe Mattheë Palmer ka përkrahur ndërtimin e termocentralit të ri. ‘Kosova e Re gëzon mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Absolutisht, ne jemi të përkushtuar për realizimin e projektit’, deklaroi ai pas pyetjes se nëse SHBA-të mbështesin Kosovën e Re.

Pas Philip Kosnett, Mattheë Palmer, edhe Eliot Engel i ishte bashkuar listës së zyrtarëve të lartë Amerikan në përkrahje të termocentralit të ri ‘Kosova e Re’. Në fjalimin e tij në koktejin e organizuar në Ambasadën e SHBA-ve për përvjetorin e pavarësisë, Engel thekson se vendi i tij do të punojë me Kosovën në procesin e bërjes së ushtrisë dhe të zëvendësimit të termocentraleve të vjetra.

Ndryshe, përvec Kosovës, pothuajse të gjitha shtetet në Ballkanin Perëndimor dhe disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, kanë paralajmëruar ndërtimin e termocentraleve të reja nga qymyri. Serbia prinë në listën e termocentraleve të paralajmëruara, me gjithsej 2500 megavat të planifikuara.

Dy termocentrale të reja kanë filluar ndërtimin në Serbi, kryesisht me përkrahje financiare të Kinës dhe Rusisë. Mediat ndërkombëtare kanë alarmuar se përmes këtyre aktiviteteve, Kina dhe Rusia po tentojnë të shtrijnë ndikimin në Ballkan.