
Mitropoliti Amfilohije, nga Kisha Ortodoks serbe në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë e Kishës ortodokse të Malit të Zi dhe i njohur me qëndrimet e veta kundër shqiptarëve, sot në Graçanicë ka kremtuar Vidovdanin, transmeton Koha.net
Aty Amfilohije, në vend se fjalim fetar, ka mbajtur një fjalim kryekëput politik.
“Ata që nuk dinë ç’është Kosova, e duan ndarjen e saj” , ka thënë ai duke aluduar se e gjithë Kosova është një dhe e pandashme për Serbinë, përcjell portali Kossev .
Amfilohije gjithashtu e ka kundërshtuar idenë e kryetarit serb për mbajtjen e referendumit rreth zgjidhjes, siç e quajnë në Beograd, të çështjes së Kosovës, ndërsa ka shtuar se me referendum politikanët e vendosin fatin e vet.