Amir Rrahmani i kryen testet mjekësore – gati prezantimi

Amir Rrahmani i kryen testet mjekësore – gati prezantimi

Amir Rrahmani iu është nënshtruar testeve mjekësore me Hellas Verona, para se ta kompletojë kalimin nga Dinamo Zagreb te klubi i Serie A.

Mëngjesin e sotëm, Verona njoftoi se qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës është duke i kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me verdhekaltrit.

25-vjeçari mbërriti të martën mbrëma në Itali për të kompletuar transferimin nga Dinamo Zagrebi te Verona.

Klubit që këtë sezon u inkuadrua në Serie A pritet t’i kushtojë rreth 2 milionë euro blerja e Rrahmanit.