Amir Rrahmani: Kemi mungesa të mëdha ndaj Greqisë

Amir Rrahmani: Kemi mungesa të mëdha ndaj Greqisë

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, ka folur në një konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen e radhës që “Dardanët” do ta luajnë ndaj Greqisë, njofton Insajderi.

Fillimisht anëtari i Napolit u ndal tek ndeshja e kaluar me Moldavinë, “ishte një rezultat jo i mirë, por nuk mund të them se e kemi nënvlerësuar kundërshtarin. Kemi luajtur mendoj mirë, por na ka mundur pasimi i fundit. Mos të harrojmë ndaj Moldavisë edhe shumë kombëtare të mëdha kanë pasur telashe të shënojnë pasi ata mbrohen shumë”.

Pastaj Rrahmani u ndal tek kundërshtari i radhës, Greqia, duke thënë se kanë informacione të nevojshme në lidhje me Greqinë, “kemi parë disa video të kundërshtarit dhe e njohim mirë. Ne do t’i kemi shumë mungesa nga ndeshja e kaluar, por në stërvitjen e fundit do të mundohemi ta përgatitim ndeshjen taktikisht sesi t’i kundërvihemi Greqisë”, përfundoi qendër mbrojtësi kosovar.

Kujtojmë se Rrahmani u transferua këtë merkato të verës në Napoli nga skuadra e Veronës./Insajderi.com.