Amnesty International i ka bërë thirrje Kelkos Energy të tërheqë paditë për shpifje të ngritura kundër aktivistëve t�" />

Amnesty International i bën thirrje Kelkosit t’i tërheqë paditë ndaj Loshajt e Gacaferit

Amnesty International i bën thirrje Kelkosit t’i tërheqë paditë ndaj Loshajt e Gacaferit

Amnesty International i ka bërë thirrje Kelkos Energy të tërheqë paditë për shpifje të ngritura kundër aktivistëve të mjedisit në Kosovë, Shpresa Loshajt e Adriatik Gacaferit, njofton Insajderi.

Sipas tyre, përmes këtyre padive, Kelkos po tenton ta pengojnë punën e aktivistëve, t’i trembin dhe t’i heshtin ata.

“Meqë pretendimet e pambështetura dhe joproporcionale për dëme janë kthyer në pengesë të qartë për punën e mbrojtësve të drejtave të njeriut dhe organizatave të shoqërisë civile, autoritetet duhet të marrin masat e duhura për të siguruar një ambient të sigurt dhe fuqizues në të cilin ata mund të ushtrojnë rolet e tyre pa u trembur se mund të përballën me hakmarrje”.

“Kelkos Energy, një kompani e madhe menaxhimi hidrocentralesh me bazë në Austri dhe me veprimtari në Kosovë1 ka përdorur paditë për shpifje dhe ka kërcënuar me padi të tilla në shënjestër të së cilave janë aktivistët që ngrejnë zërin kundër ndikimit mjedisor të hidrocentraleve që operojnë në zona të mbrojtura të vendit si dhe mungesës së kontrolleve të duhura nga autoritetet e Kosovës gjatë procesit të licensimit të këtyre hidrocentraleve”.

Më 1 qershor 2020, Kelkos Energy ngriti një padi për shpifje kundër Shpresa Loshaj, një aktiviste mjedisi dhe themeluese e organizatës jo-qeveritare Pishtarët.

Në padi, Klekos Energy kërkoi dëmshpërblim prej 100 mijë euro nga Loshaj për dëmin e shkaktuar me fushatën e saj publike kundër veprimtarisë së Kelkos Energy në rajonin e Deçanit, ku kompania menaxhon katër hidrocentrale.

Kelkos Energy ka kërkuar në padi që Loshaj të tërheqë deklaratën e saj publike, të kërkojë falje publikisht dhe në të ardhmen të shmangë deklaratat rreth kompanisë me “fakte të pavërteta”.

Në një padi të ngjashme në janar të 2020-ës, Kelkos Energy ka kërkuar dëmshpërblim prej 100 mijë euro për dëmtim imazhi të shkaktuar nga Adriatik Gacaferi, një aktivist mjedisi nga Deçani, për një postim në Facebook në të cilin autori kritikonte hidrocentralet e kompanisë në rajonin e Deçanit.

Kelkos Energy ka kërkuar që Gacaferi të fshijë postimin e kontestuar dhe të publikojë një deklaratë me të cilën tërhiqet nga deklarimet e mëparshme.

Të dy proceset gjyqësore janë ende në pritje./Insajderi.com