fbpx

Amnesty International: Regjimi i Maduros, fajtor për krime kundër njerëzimit

Në një raport të ri të organizatës “Amnesty International” thuhet se regjimi i Nicolas Maduros ka kryer krime kundër njerëzimit në Venezuelë ndaj grupi kërkon që Gjykata Ndërkombëtare Penale të hetojë mbi këtë çështje.

Amnesty International: Regjimi i Maduros, fajtor për krime kundër njerëzimit

Sipas raportit, ekziston një “nivel i lartë koordinimi” mes forcave të sigurisë në të gjithë vendin për të “neutralizuar apo eliminuar” cilindo që dyshohet se kundërshton Presidentin Maduro, veçanërisht në zonat e varfra.

“Amnesty International” i kërkon Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të ngrejë një komision hetimor në sesionin e tij të radhës që mbahet muajin e ardhshëm dhe që Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë të marrë në konsideratë veprime kundër qeverisë Maduro.

Udhëheqësi i opozitës Juan Guaido u shpall president i përkohshëm i Venezuelës duke përdorur autoritetin e tij kushtetues si kryetar i Asamblesë Kombëtare, për ta cilësuar të paligjshme rizgjedhjen e Nicolas Maduros.

Përpjekjet e zotit Guaido për të udhëhequr një kryengritje kombëtare kundër Nicolas Maduro-s kanë dështuar deri tani, pasi ky i fundit gëzon mbështetjen e ushtrisë.