Ana Lleshi po i futet muzikës dhe ‘konfirmon’ lidhjen me një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”

Ana Lleshi po i futet muzikës dhe ‘konfirmon’ lidhjen me një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”

Listës së gjatë të këngëtarëve që hynë e dolën nga “Për’puthen”, i shtohet edhe Ana Lleshi.

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, se do t’i futej muzikës dhe për dy javë do të debutojë si këngëtare, njofton Insajderi.

Gjithashtu në media është raportuar se ish-konkurrentja është në lidhje me Arsim Avdylin i cili ka pak ditë që është larguar nga formati.

E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Në muajin shkurt, emisionit të dashurisë “Për’puthen”, iu bashku është Arsim Avdyli. Ai ishte konkurrenti i parë shqiptar që vinte nga Maqedonia, i cili prej vitesh jeton në Zvicër, ku drejton edhe një biznes ne partneritet me mikun e tij.

Katër ditë më parë, ai njoftoi se do të largohej nga emisioni. I biri i tij ishte edhe arsyeja pse ai vendosi të largohej përfundimisht nga emisioni i dashurisë. Angazhimet e shumta në Shqipëri, jeta në Maqedoni e bënë të pamundur që ai të ishte afër djalit që jeton me të ëmën në Zvicër. /Insajderi.com