Analisti serb kërkon nga Vuçiqi ta ndalë fushatën e Gjuriqit

Analisti serb kërkon nga Vuçiqi ta ndalë fushatën e Gjuriqit

Analisti serb, Dushan Janjiq ka kritikuar qëndrimin e Marko Gjuriqit, shef i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën se serbët e Kosovës duhet ta mbështesin Listën Serbe dhe që Aleksandar Jabalanoviq është duke punuar për Prishtinën.

Duke komentuar incidentin e fundit në Leposaviq ndërmjet aktivistëve të Listës Serbe dhe kryetarit të Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviqit, Janjiq tha se incidenti në Leposaviq paraqet një faturë para zgjedhjeve.

“Beogradi nuk mund të vazhdojë politikën aktuale të gabuar që t`i komandojë serbët. Kjo është fatale për një politikan. Kjo do të thotë fund i tij. Kur ata thonë se nga gjashtë Lista serbe është vetëm një e vetme e vërtetë, nuk i ka mbetur Beogradit që të zgjedhë në këtë çështje. Presidenti  i shtetit, Vuçiq  e ka detyrim  unitetit kombëtar.

Më tutje Janjiq ka thënë se Vuçiq duhet të ndal fushatën Gjuriqit, transmeton Klan Kosova.

Ai duhet të ndalojë këtë fushatë të Marko Gjuriqit dhe mjeshtërve nga Lista Serbe dhe që të ketë  pikëpamjen se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, të kenë rëndësi të barabartë për politikën e Beogradit “, tha ai, raportojnë mediat serbe.