Analisti shqiptar për Kurtin: Duhet ta nderojë NATO-n në 22 vjetorin e bombardimeve

Analisti shqiptar për Kurtin: Duhet ta nderojë NATO-n në 22 vjetorin e bombardimeve

Analisti shqiptar, Mentor Nazarko, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai duhej të nderonte në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, dhe se gafa më e madhe e Kurtit mbetet fakti se e quajti marrëveshjen e arritur mes Serbisë dhe Kosovës në Uashington, me ndërmjetësimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, një “bufe suedeze”, njofton Insajderi.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Nazarko foli për 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, ndërsa tha se Albin Kurti duhet që të nderonte Aleancën Euro-Atlantike.

“Emrat e qeverisë së Kosovës janë serioze. Kurti është i rrethuar nga personalitete të rëndësishme, që kanë integritetet e tyre. Ashtu si zonja Gërvalla ka treguar pavarësi mendimi, qëndrime të forta, madje edhe kundër Kurtit, sepse është e linjës rugoviste. Kurti ka shkuar edhe tek varri i Rugovës, edhe tek i Demaçit, dy figura që janë luftuar me njëri-tjetrin”, shtoi ai.

Ai shtoi se kreu i Qeverisë së Kosovës ka rishikuar veten dhe duke e parë Rugovën si president historik, kështu dhe është korrektuar.

Në fund, Nazarko u shpreh se Basha ka bërë mirë që ka botuar librin e tij “Misioni im”, duke shtuar se lista e tij e kandidatëve për deputetë duhet të ishte më e guximshme.

“Është përpjekje e mirë dhe e vonuar, që Basha ka nevojë të na tregojë më shumë. Strategjistët e Bashës po e mbushin fushatën e tij me elementë të paparë më herët. Basha ka pasur deficite në komunikimin publik e këta përpiqet që t’i përmbushë me anë të një libri”, ka shtuar ai. /Insajderi.com