Anarkistët në Greqi protestojnë kundër vizitës së Barack Obamas

Anarkistët në Greqi protestojnë kundër vizitës së Barack Obamas

Vizita e fundit në Greqi, e një presidenti amerikan, ishte ajo e Bill Clinton në vitin 1999. Por kjo vizitë ishte penguar nga demonstruesit që ishin mbledhur nëpër rrugë e që nisën të sulmojnë gjithçka, përfshirë edhe policinë, duke pamundësuar kështu vizitën e Clinton në Greqi.

17 vite më pas, anarkistët grek po tentojnë ta bëjnë të njëjtën gjë, duke penguar tashmë vizitën e presidentit amerikane, Barack Obama, që ka mbërritur sot në Athinë.

Përleshje të vogla kanë shpërthyer në Athinë, të martën, pasi protestuesit e majtë u mblodhën në kryeqytetin grek për të kundërshtuar vizitën e presidentit amerikan Barack Obama.

fototo

Protestuesit tentuan që të thyenin kordonin e policisë por u zmbrapsën me gaz lotsjellës.

Nuk ka viktima e as të arrestuar, raporton mediat në Greqi.

Rreth 3 mijë anarkistë, shumica studentë marshuan nëpër qendrën e qytetit, në një demonstratë të planifikuar fillimisht para Ambasadës Amerikane në Athinë.

Rreth 5 mijë polic grek janë angazhuar për të qetësuar situatën.

anarkist

Anarkistët në anën tjetër kanë bërë thirrje për dhunë dhe sulme që ta prishin vizitën e Obamës, në fund të mandatit të tij si president i SHBA-së.

Vizita e Obamës bjedn dy ditë para demonstratave kryesore anti-amerikane që përkujtojnë shtypjen e përgjakshme ushtarake të vitit 1973, që ishte një kryengritje pro demokracisë.