
Spalletti thotë se është shumë i ri për të drejtuar Italinë, ai e sheh Ancelottin si të duhurin për stolin e Kombëtares italiane.
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, thotë se ish trajneri i Real Madridit, Milanit, e shumë klubeve tjera, Carlo Ancelotti, është i duhuri për Italinë pas largimit të Gian Piero Ventura, që dështojë t’i kualifikojë italianët në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm.
Spalletti nuk e mohoi se edhe ai do të donte të ulej në stolin e Kombëtares së Italisë, por thotë se tani për tani nuk është momenti.
“Normalisht që do të doja shumë të stërvitja Italinë, por jo në këto momente. Mendoj se jam tepër i ri për të menduar për aq pak takime. Ndoshta pas 10-12 vitesh, mund të vijë edhe momenti im, që do ta mirëprisja me krenari”, tha Spalletti.
“Për momentin mendoj se Ancelotti është njeriu i duhur për të rinovuar ekipin dhe për të rikthyer Italinë aty ku e ka vendin”, shtoi trajneri i Interit.