Andi Hoti nënshkruan kontratë profesionale me Interin

Andi Hoti nënshkruan kontratë profesionale me Interin

Lojtari shqiptar, Andi Hoti zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Interin, shkruan Insajderi.

Ai do të jetë pjesë e klubit italian deri në qershorin e vitit 2024.

Hoti fillimisht ishte pjesë e akademisë së Zurich, ku luajti për grupmoshat U16, derisa kishte kaluar edhe në U17 dhe U18.

Në janar të 2020, 18-vjeçari kaloi te Inter, derisa të hënën ka nënshkruar kontratën e parë të tij profesionale me “Neroazzurët”.

Pozita natyrale e tij është qendërmbrojtës, por nuk e ka problem të luaj as si mbrojtës i krahut të majtë dhe si mesfushorë defanziv./Insajderi.com