Andi Lonergan: Frikësohem nga Shaqiri – Ai është një “magjistar”

Andi Lonergan: Frikësohem nga Shaqiri – Ai është një “magjistar”

Portier i tretë i Liverpool, Andi Lonergan, ka thënë se ai ka frikë të luajë kundër Xherdan Shaqirit, për shkak të aftësive prej magjistari, që Shaqiri i posedon.

“Ai me të cilin nuk doja të përballesha kurrë ishte Xherdan Shaqiri. Ai e godet shumë fort topin, ai është në gjendje të bëjë çfarë të dojë me këmbën e tij të majtë. Kur luajmë pesë kundër pesë, gjithmonë them me vete ‘Të lutem rri në një ekip me mua’, sepse nëse është kundër teje, ai është magjistar i vogël me mënyrën sesi shënon gola” tha Lonergan, për Liverpool Echo, transmeton Insajderi.

Andi Lonergan, është portier i transferuar nga Southampton tek Liverpool, por deri më tani, ai nuk ka arritur të regjistrojë ndonjë ndeshje zyrtare, me klubin nga Anfield./Insajderi.com.