Andrra dhe Sinan Hoxha sërish prindër – zbulohet emri i foshnjës

Andrra dhe Sinan Hoxha sërish prindër – zbulohet emri i foshnjës

Para tre ditësh, Andrra dhe Sinan Hoxha mirëpritën fëmijën e dytë në jetë, njofton Insajderi.

Lajmin për lindjen e fëmijës e dha vetë Andrra me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur ka postuar një foto të foshnjës pa i zbuluar fytyrën. I porsalinduri shihet i veshur me rroba në ngjyrë blu teksa fle gjumë.

Së fundmi, me një postim tjetër në Instagram, u bë publik edhe emri i vogëlushit. Në një fotografi me vëllain e madh, u zbulua edhe emri.

“Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, shkruhet në postimin që është ndarë në llogarinë e djalit të madh, Ansit.

Djali i parë i Andrrës dhe Sinanit ka lindur në maj të 2016-tës dhe për pak muaj do të festojë pesëvjetorin si vëlla i madh. /Insajderi.com