Anëtaret e G7 dërgojnë 20 milionë dollarë për vendet e Amazonisë

Pjesëmarrësit e samitit të shtatë vendeve më të zhvilluara në botë sot në Bijaric kanë vendosur që menjëherë të dërgojnë ndihmë prej 20 milionë dollarëve vendeve të Amazonisë, për ta luftuar zjarrin nëpër male, si dhe ta nisin iniciativën globale për mbrojtje të pyjeve tropikale.

Anëtaret e G7 dërgojnë 20 milionë dollarë për vendet e Amazonisë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar se Amazonia paraqet mushkëritë e planetit dhe se liderët e G7 po e shqyrtojnë mundësinë e dhënies së ndihmës së ngjashme edhe Afrikës, e cila gjithashtu është goditur me zjarre pyjore.

Macron ka thënë se Uashingtoni e ka përkrahur një iniciativë të tillë, megjithëse presidenti amerikan Donald Trump nuk ka marrë pjesë në takimin e sotëm të dedikuar për mbrojtje të ambientit jetësor.

Vendet anëtare të G7 dje janë marrë vesh që “sa më parë” t’i ndihmojnë vendet ku po mbretërojnë zjarret dhe të cilët janë shpërndarë nëpër pyje tropikale të Amazonisë.

Në thirrje për ndihmë të cilat, në mes tjerash, vijnë edhe nga Kolumbia, “duhet të përgjigjemi me praninë tonë”, ka thënë dje Macron, i cili të premten e ka kritikuar ashpër pasivitetin e presidentit brazilian Jair Bolsonar para kësaj katastrofe ekologjike.

Satelitët sivjet kanë shënuar në Amazoni më shumë se 41.000 zjarre, dhe më shumë se gjysma ka shpërthyer në gusht.

Ekspertët thonë se shumicën e zjarreve kanë shkaktuar bujqit dhe blegtorët, në mënyrë që ta zgjerojnë tokën bujqësore./Insajderi.com.