Anëtari i AKR-së: Bahtiri preferon të shkojmë në koalicion me LVV, në AKR nuk vendos individi

Anëtari i AKR-së: Bahtiri preferon të shkojmë në koalicion me LVV, në AKR nuk vendos individi

Gjatë ditës u bë e ditur se Agim Bahtiri po largohet nga Aleanca Kosova e Re (AKR). Mirëpo anëtari i kësaj partie Arbër Geci, në një intervistë në emisionin Frontal, tha se deri më tani AKR, nuk kanë marrë ndonjë vendim me shkrim apo vendim zyrtar nga Agim Bahtiri. Ndërsa shton, se për këtë gjë, edhe ata u njoftuan nga mediat.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë vendim me shkrim apo vendim zyrtar me partine. Ka qenë deklaratë e tij për një media. Ka qenë një prej figurave që iu ka respektuar mendimi. Ka udhëhequr komunën e vetme që e ka AKR-ja, atë të Mitrovicës”, tha ai.

Por, Arbër Geci, mendon se Bahtiri do ta rishqyrtojë vendimin e tij. Kurse tutje, ai ka thënë se ky vendim i Bahtirit, ka mundësi të jetë shkaku i pakënaqësisë momentale për koalicionet parazgjedhore.

“Jam i bindur që ai do ta rishqyrtojë atë që ë ka thënë sot. Mund të jenë pakënaqësi momentale për koalicionet parazgjedhore. Bahtiri ka thënë se ai preferon të shkojë në koalicion me LVV. Ne kemi shkuar me atë që nuk vendos individi brenda partisë”, deklaroi Geci./ Insajderi.com